
Unë nuk të kam dashur kurrë më shumë, ma soeur
Se kur u ndava prej teje atë buzëmbrëmje.
Pylli më kapërdiu mua, pylli blu, ma soeur
Pylli blu dhe sipër tij yjet në anën e perëndimit.
Unë nuk qesha, aspak nuk qesha, ma soeur
Teksa drejt fatit të errët ecja lojazi –
Teksa fytyrat prapa meje tashmë
Ngadalë u venitën në muzgun e pyllit blu.
Gjithçka ishte mrekulli atë natë, ma soeur
As atëherë, as dhe më vonë, kurrë më –
E pranoj: s’më kish mbetur asgjë përveç zogjtë e mëdhenj
Dhe britmat e tyre të uritura në qiellin e mugët të mbrëmjes.
Në shqip: Skënder Buçpapaj