Poezi nga Besim Zymberi
Do të doja që sonte të vish këtej
Kur muzgu në lendina të ketë rënë
Symbyllur t’i dalim kësaj bote përtej
Diku ku mund t’na shohë veç e bardha hënë
Vetëm një shami me vete ta kesh
Se hëna mund t’provojë dritën drejt nesh ta shtrijë
Që sapo mallin tim në buzë ta ndjesh
T’ia mbyllim sytë deri sa të gdhijë…
Kështu ç’zjarr do të ndjejmë, askush s’do ta dijë…
ObserverKult
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: DO TË DOJA FUNDIN E DINJITETSHËM TË NJË YLLORIANI TË DEVOTSHËM!
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Besim Zymberi.
Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk e di se cili mund të jetë kufiri i fundit i lumturisë…
Përballimi i dhembjeve, triumfi ndaj vështirësive, aftësia për të pranuar sa më qetësisht realitetin-të bukur ose të vrazhdë, emancipimi i vazhdueshëm i botëkuptimit për lirinë, përpjekja e vazhdueshme për të mbetur sa më afër njerëzores, solidarizimi me nevojat e të tjerëve, gatishmëria për sakrificë në shërbim të një ideje madhore, njerëzore ose atdhedashurie dhe sigurisht, edhe ndonjë britmë gëzimë në situata të veçanta, janë të gjitha që më bëjnë ta njoh lumturinë si formën e përkryer e përjetshmërisë, qoftë edhe të një çasti…
Cila është frika juaj më e madhe?
Frika ime më e madhe, ndonjëherë mund të jetë-frika nga pamundësia për ta menagjuar vetë frikën!
Besoj deri më tani t’ia kem dalë me sukses.
Ndërsa, frika ime më e madhe, por që nuk ka të bëjë me mua personalisht, është frika nga denatyrimi i njeriut, drejt së cilës gjendje, druaj se jemi duke ecur krejtësisht të shkujdesur….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU