(Dëshmorëve dhe të rënëve të Masakrës së Dubravës, 19-23 maj 1999)
Poezi nga Besim Zymberi
Ishim bashkë dhe po bisedonim
Për dashurinë, jetën, për kaltërsinë
Kur krahët e vdekjes sipër na fluturonin
Si shkëndija drite për pafundësinë
Ti po më thoje që, nesër, me të gdhirë
Do ta sodisje një lindje, me buzëqeshje
E mbaj mend, të kuptova atëbotë aq mirë
Ndonëse s’ta thashë, përveç me heshtje…
Sakaq një bisht zjarri, si në përrallë
Pas tij nuk vonoi dhe një i dytë
Po prisja si ti, edhe unë në radhë
Të më zbriste qielli vetë tek sytë
Dikush mund ta quajë të tërën, marrëzi…
Që prisja dhe në sytë e mi një qiell
Por, ti s’mendon kështu, e di
Tek sa m’i ngroh ditët si diell
Ishim bashkë atëherë dhe bisedonim
Për dashurinë, jetën, për kaltërsinë
Sot kur qielli të ka vënë medaljonin
Mua ma farvurit si puhizë-Lirinë…
Nuk mundëm bashkë të fluturonim
Për në krahët tu ndjek unë pafundësinë…
ObserverKult
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: NUK E DI PSE, PLAGË AQ SHUMË…
Poezi nga Besim Zymberi
Bëj shpesh plagët t’i numëroj
Por gjithnjë radhë e numrave më humb
Pastaj, numërimin sërish e provoj
Por assesi s’bëhet t’i dal në fund
Nuk e di pse, plagë aq shumë…
Sa numrat nuk më dalin t’u vë pikë
Ndaj, ndonjëherë, vetes me zë i flas unë
Ç’kanë numrat që më fshihen, ç’frikë…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
BESIM ZYMBERI: MJAFT TË SHKROVA VJERSHA MALLI
Mjaft të shkrova vjersha malli
Netëve t’vona në vetmi
Kur ti s’vije këndej pari
As un’ s’vija dot tek ti…
Përtej vargjeve, e dashur
Sikur të ta thoja n’sy
Aq për vjersha s’më ka plasur
Por, ashtu flisja me ty
Ndaj tutje ato do t’i gjesh
Në arkiv a në muze
Dhe nuk di në do ta ndjesh’…
Zjarrin që i digjte dje…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult