Besim Zymberi: Nëna e luftëtarit

Po fryn një erë e ftohtë, moj nënë
Dhe bjeshkët kanë zënë borë
Një luftëtar atje, moj nënë
Se kujt ja bën me dorë…?!

Noshta thotë që këmbët i ngrijnë
Dhe pret një palë çorap
Ose i ftohti e ther në brinjë
Ku mori dje një plagë

Po fryn një erë e ftohtë, moj nënë
Kjo erë qe shpon në asht
Ai dëborën jorgan ka vënë
Se sonte do flejë jashtë

Do flejë jashtë me hapur një sy
Nën erën që gurët ngrin
Që ta dimë ne se ai është aty
Një britmë për lirinë

Dhe s’ke pse mërzitesh ti, moj nënë
Era në do pushojë
Ai qiellin do të ketë zenë
Një yll t’i bëhet shtrojë

Dhe ti, moj nënë, ndosha nuk do t’mund t’flesh
Drithma mund të t’zënë
Por drejt teje ai gjithnjë do t’zbresë
Tek gjiri yt, moj nënë…