Besnik Mustafaj: Është bukur të ecësh në shi

besnik mustafaj...

Poezi nga Besnik Mustafaj

Zemër, më thua, është bukur të ecësh në shi.
Dhe unë të besoj, sepse e thua ti me sytë në sytë e mi,
Ani pse ajri ka humbur krejt shkëlqimin
-përzierje e të bardhës me të zezën nga një piktor i keq-
Ani pse pemët nderin përmbi trotuare degët e zhveshura
Si gjurmë të shngjyrosura këmbësh të zogjve mërgimtarë,
Ani pse qielli s’është më qiell ashtu i varur poshtë,
Pa një pëllumb, pa një rreze, pa një spërdredhje vetëtime,
Një qiell i varur poshtë, pra, i mbledhur shuk
si çorape e lagur.
Nën të ecën ti, me një hap të vogël e të shpejtë si ketër,
Një hap që zvogëlohet e shpejtohet parreshtur
për të ndjekur nxitimin e rrahjeve të zemrës.
Është bukur, shumë bukur të ecësh në shi, më thua.

ObserverKult

———————————–

LEXO EDHE:

Shënohet 30 vjetori i “Buzukut”, Besnik Mustafaj merr çmimin e parë për roman

Në 30 vjetorin e themelimit të Shtëpisë Botuese Buzuku, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit për roman.

Çmimi i parë i është ndarë Besnik Mustafajt, për romanin e tij “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin (Conarium)”.

Çmimi i dytë në këtë konkurs i është ndarë Shkelzen Marevcit për romanin “Terror e dashuri”…

Ndërkaq çmimi i tretë u është ndarë Biser Mehmetit për romanin “Lulja e hidhur”, Shqiponja Axhami-Trota për romanin “Fundi i Uskanës” dhe Nexhat Çoçajt për romanin “Të gjallë e të vdekur në një varr”, si dhe Jetlira B. Avdiaj për romanin “Bija e Antarktidës”.

Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult

—————————————-

Besnik Mustafaj merr çmimin e rëndësishëm në Itali

Besnik Mustafaj merr çmimin e rëndësishëm “Virtyti dhe Dituria” nga “Alto Riconoscimento “Virtù e Conoscenza”” në Pulia, Itali me motivacionin e mëposhtëm:

Person i Moralit të Lartë, shkrimtar, ish Ambasador i Shqipërisë në Paris dhe Ministër i Punëve të Jashtme në epokën post-komuniste, sepse ka dënuar në veprat e tij të gjitha format e totalitarizmit dhe diktaturës, për luftën e tij për liritë, për nxitjen e tij të pandërprerë të rezistoni dhe reagoni kundër të gjitha formave të shtypjes politike ”.

Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult