Betim Muço: Ti zemrën time nuk e njohe dot…

Ti zemrën time nuk e njohe dot…
Ky tekst i Betim Muços është kënduar nga Bashkim Alibali në Festivalin e 27-të të këngës në RTSH, në vitin 1988, me muzikë të Jetmir Barbullushit.
Ju ftojmë ta lexoni:

S’e kam të lehtë të të kujtojë unë tani,
ato vite që kanë mbetur larg,
çdo gur i rrugës fjalët tona i di,
si mundesh vallë t’i kesh harruar.

Por zemra nuk të fal thotë mos harro,
ishe ti që shkele dashurinë,
mos mendo se bashkë me ty jo, jo,
humba unë dhe lumturinë.

Ti zemrën time nuk e njohe dot, jo!
Ajo kurrë nuk e pranon vetminë,
ndjenjës tënde s’mund t’i bëhesha rob,
njeriu s’rron në jetë për një dashuri.

Lumturia që të jetë e vërtetë,
s’krijohet veç me ty dhe mua
me mijëra zemra bashkë kërkon ajo…

Dhe s’mundet të jetojë kurrë një dashuri,
që veç per vete ka lulëzuar,
pa botën brenda saj nuk jeton dot…

ObserverKult

Lexo edhe:

NUK MË INTERESON SI DUKEM, E NDJEKI ZEMRËN TIME!

Nga Anna Magnani

E di, unë jam gruaja më e paparashikueshme në botë.
Çdo gjë ndryshon brenda meje nga një orë në tjetrën. Fakti është se unë ndjek instinktin tim dhe zemrën time. Nuk më intereson se si dukem, kurrë.
Jam ashtu si jeta, shpresat, zhgënjimet, gëzimet dhe emocionet më kanë bërë, pa rezerva apo hipokrizi.

ObserverKult

Lexo edhe:

ANNA MAGNANI: SIGUROHU T’I KESH DUART E PASTRA, PARA SE TË PREKËSH ZEMRËN E DIKUJT!