Bilal Xhaferri: E dashur eja të dalim bashkë…

Do dal të mbledh kallo me grushta nëpër fusha,
siç mblidhja dikur manushaqe nër gëmusha.
Eja edhe ti!
Eja në agimin e fushës pa kufi!
Dielli si buldoz qiellor
shtyn me ngadalë errësirën e natës,
shtyn mjegullat dhe mjegullirën e ndajnatës
dhe hap në horizont brazdën e një dite të re,
pa re.
Eja ta nisim ditën së bashku me diellin!
Eja ta nisim ditën së bashku me mëngjesin!
Nxito të arrijmë ata që nxitojnë të arrijnë
             trenat dhe kamionët e punës
Vish tutat, e dashur, dhe eja të dalim bashkë
në agimin e fushës.

LEXO EDHE: Bilall Xhaferi: Natë çame