Fustani yt i nusërisë
si brymë e bardhë të mbuloi,
sa shpejt kaloi rinia jote
sa shpejt pranverën vjeshta ndërroi.
Nga degët fletët u rrëzuan,
taksia humbi larg në rrugë.
Ç’u ngrysën vitet kaq shpejtuar
siç enden mjergullat në muzg.
Flori i vargjeve të mi
u shkri për ty me dhimbsuri.
Tani si hekur shpirti im
me lot u ndryshk edhe u nxi.
Nga degët fletët u rrëzuan,
I rrahën krahët zogjtë në jug,
si harqe violine dridhen
motive vjeshte nëpër drurë.