Bilall Xhaferi: Shqipëri 1976

Vend i vogël,
Kohë e vogël,
Rracion i vogël.

Errësirë e madhe,
Frikë e madhe,
Mjerim i madh.

Dhe rrugëve të atdheut,
Si kukuvajka nën hënë,
Leh e ulërin “Gazi” 69.