Dije Lohaj: Biri im, kurrë nuk të fali nëse gruan, motrën nuk i çmon si njeri…

Nga Dije Lohaj

Biri im, 
T’i fal të gjitha, t’i fal!
Gjithë ato grushte e shqelme
Që mi jepje sa të kisha në bark,
Edhe ato netë pa gjumë
Që i kalova duke të të dhënë gji.
Të fal për mbrëmjet e vona
Që i kaloja zgjuar
Se isha e lumtur dhe me shpresë
Se një ditë do t’a ndryshoje
Limitin
Që ngulfat na e kishte lirinë shekujve,
Ku gruas me vete ia jepnin fishekun si prikë
Ia jepnin vdekjen
Bashkë me vellon e bardhë
Dhe një mindil bojëgjaku…!

Të fal,
Për ditët që i çova duke rendur pas teje,
Se doja që t’i të kënaqeshe
E gezueshëm lozja
E bëhesha herë si mace, herë si qengj.
Për çdo çast që e sosa
Duke e ndjekur hapin tënd, se thoshin:
” Së pari edukoje djalin që ta njohë lirinë e gruas”…!

Atëherë shpresbardhë rezoja dritë,
Se do ta hiqje mykun
Që ishte ngulitur shekujve në kokën tonë.
Kujtoja se do t’i mposhtësh
Prangat qē na i vunë ende pa lindur
Që na i ngrinë ditēt akull
Duke jetuar me sterren e gënjeshtrës
” Se gruaja është flokgjatë e mendjeshkurtë!”

Të gjitha t’i fal ato që bëra për ty, bir!
Por kurrë nuk të fal
Nëse ti nuk e lëvizë asnjë gur nga vendi,
Nëse motra jote jeton me fishekun mbi kokë,
Nëse jeton e shtypur nga mentalitet i shpifur,
E ti rri duarkryq!
Kurrë nuk të fal
Nëse gruan, motrën nuk i çmon si njeri…
E nëse nuk i asgjëson vargojt e mentalitetit gjinor…
Nuk të fal nëse…
Nëse, nëse..!

Observer Kult


Lexo edhe:

DIJE LOHAJ: GRATË E BURRAVE FRIKACAK

Poezi nga Dije Lohaj

Gratë e burrave frikacak
janë thnegla që shkilen
nga uni i burrave mistrec.
Ata kur e kuptojnë se dashuria
ka të bëjë diçka me ndjenjën
atëherë burrërohen
dhe fillojnë t’i ruajnë
pashmangshëm
dashuritë e tyre.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult