Bislim Ahmetaj: E dashura ime është si shenjat e pikësimit

Kur bëjmë dashuri
Është pikë.
Kur grindemi
I ngjet pikëçuditëses!
Kur bisedojmë qetë-qetë
Më ngjan si presje.
Kur gjendemi
Larg njëri-tjetrit
Më projektohet si pikëpyetje?
Në “thojza” shndërrohet
Kur mua më mbyt harrimi.
Si nj’apostrof i tretur
Kur na zë trishtimi
Kur më zotëron më futë në (kllapa)
Pikëpresje është; kur nxiton
Dy pika: Kur me shpirt më dashuron.
Ndërsa si tri pika kur jeta rrjedh e vazhdon…