
Shi bojë hiri
lag pisllëkun e kohës së thatë.
Dhelpra të veja,
burrat ranë në një betejë pa gjak.
Ujqër shpirtmirë
me gojë të mbetura cullak.
Zogj pa sy e pa krahë,
qëndrojnë pezull në ajër.
Silueta ëndrrash të përgjakura,
mbytur rrëmujshëm në radhë.
Një lakore ylberi që
nis prej syve t’një vajze,
lajmëron ardhjen e pranveres
Kushedi, ndoshta… me fat.
ObserverKult
Lexo edhe:
LIBRI I BISLIM AHMETAJ “KANGËT E BABËS” PROMOVOHET NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS