Delet i lanë livadhet e blerta
dhe ju dorëzuan paqësisht
qiellit blu.
Bariu dhe qeni i tufës
mbetën fillikat
duke ruajtur njëri-tjetrin.
Në mbrëmje tokën e njomi
një shi i bardhë,
i amël, si tamël.
Ndërsa qeni
ju lehte yjeve,
bariu lëpinte shpinën e vet…
Tirane-Gjenevë, 11 qershor 2024
ObserverKult
Lexo edhe:
BISLIM AHMETAJ: KJAN NË GJUHË TË HUAJ, E KESH NË GJUHË AMTARE