Janë dy sy në botën tënde
Nuk e di në janë të tu’t
Më përgjojnë me aq vëmendje
Sa në erë m’i hodhën trutë…
Zemra m’ iku në vegime
Nata, shpirtit u bë ditë
Ajo botë, është bota ime
Dhe ata sy u bën të mitë!
Qëndro pranë meje, lule e egër
Që edhe dimri të gjej këtu …
Ndodh larg teje të jem i verbër
Që kur pash botën nga sytë e tu !
E kush më tha të shoh si ty ?
Dëshirë e shpirtit, nuk pendohem
Kur ti largohesh, një hap a dy
Tek i treti zë verbohem ! …
Janë dy sy në sytë e mi
Fshehur thellë… Thellë pas tyre
E shndërrojnë në dashuri
Çdo lloj forme e çdo lloj ngjyre!