Bledi Ylli: Unë plas kur nuk të gjej…

bledi ylli

Poezi nga Bledi Ylli

Më braktis shumë herë nxituar
E unë plas kur nuk të gjej
S’mund të them jam dashuruar
Por as mund të them çfarë ndjej!

Je në fund të çdo fjalie
Sytë e tu janë vargëzim
Buzët…, tinguj melodie
Dhe lëkura jote, rimë!

Zëri yt është etje-shuhes
Si në shkretëtirë, oazet
Ti, ke një vështrim tundues
Që nuk i mungojnë dhe nazet…

Shpirti yt i brishtë, kristal
Duhet mbajtur mirë ndër duar
Janë të pakta këto fjalë
Sado pak për të përshkruar.

Nuk e di sa munda t’ them
Çfarë kuptove me aq sa fola
Këto vargje janë poemë
Me një frymë për ty i shkrova.

E kur ti lexosh të shkruar
Do të t’ qeshin buzë e sy
S’mund të them jam dashuruar
As edhe çfarë ndjej për ty!

ObserverKult

Lexo edhe:

BLEDI YLLI: TI MË PREK, UNË SHKRIJ SI HEKUR…

Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi,
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri?!

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj… E humb më shumë,
S’gjen themel zemr’ e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

BLEDI YLLI: TY QË ZEMRËN TA DHUROVA

Ty që ëndrrën ma mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë,
Mij’ra herë më ke lënduar,
S’të urreva, asnjëherë!

Ty që zemrën të dhurova
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përçmova,
Ty nuk të urreva kurrë!

Dashuria ka urrejtje,
Mirëpo unë s’e gjeta dot,
Nuk harrova të të dua
Dhe pse je motiv për lot’!

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult