Ejani mblidhuni rreth njerëzve
Kudo që jeni duke bredhur
Dhe pranojeni se ujërat
Rreth jush janë rritur
Dhe pranojeni se së shpejti
Ju do të përmbyteni deri në palcë
Nëse koha juaj për ju
Ka vlerë që të ruhet
Atëherë më mirë filloni të notoni
Ose do të fundoseni sikur gurë
Sepse kohërat po ndryshojnë.
Ejani shkrimtarë dhe kritikë
Që me penën tuaj profetizoni
Dhe mbani sytë e hapur
Se rasti nuk do të vijë përsëri
Dhe mos flisni shumë shpejtë
Për timonin që po rrotullohet
Se nuk ka asnjë që të thotë kush
Është emri i humbësit sot
Fitimtarit të nesërm
Sepse kohërat po ndryshojnë.
Ejani senatorë, kongresmenë
Ju lutemi të keni parasysh thirrjen
Mos rrini n’derë
Mos u bllokoni n’sallë
Sepse ai që do të lëndohet
Do të jetë ai që është bllokuar
Është një betejë jashtë
Dhe është tërbuar
Së shpejti do t’i tundë dritaret tuaja
Dhe tronditë muret tuaja
Sepse kohërat po ndryshojnë.
Ejani dhe ju nëna e baballarë
Në të gjithë vendin
Dhe mos kritikoni
Çfarë nuk mund ta kuptoni
Bijtë dhe bijat e tuaja
Janë jashtë komandës suaj
Rruga juaj e vjetër është
Shpejt duke u plakë
Ju lutemi të shmangeni nga e reja
Nëse nuk mund të na e jepni dorën
Sepse kohërat po ndryshojnë.
Vija është tërhequr
Mallkimi është hedhur
I ngadalshëm tani
Më vonë do të ngutet
Se e sotmeja
E kaluar do të bëhet më vonë
Porosia është
Shpejtë duke u venitur
Dhe i pari i tanishëm
Më vonë i fundit do të jetë
Sepse kohërat po ndryshojnë.
Përktheu: Ben Apolloni