Botim i ri: “Politika gjuhësore dhe gjeopolitika” nga Tomasz Kamusella

TOMASZ KAMUSELLA

Shtëpia Botuese Littera, ka botuar librin “Politika gjuhësore dhe gjeopolitika” , të prof. Tomasz Kamusella, përgatitur dhe përkthyer nga prof. Bardhyl Adem Selimi.

Një gjuhë kosovare, Nga vjetarët e politikës gjuhësore jugosllave, Shqipëria: i vetmi vend europian pa antisemitizëm, Shqipëria: mohimi i të kaluarës otomane, Maqedonia e veriut: një befasi, Shqiptarët midis otomanëve, banditizmit dhe Egjiptit, Muslimanët dhe të krishterët në Shqipëri dhe Etiopi janë disa nga temat që Kamusella trajton në këtë libër.

Fragment nga pasthënia

Nga Xhevat Mustafa

Përmbledhja me analiza, studime, refleksione, opinione të shkruara nga Tomasz Kamusella, profesor në Universitetin e Shën Andreas, Dundy, Skoci (Britani e Madhe) dhe i mirënjohur prej vitesh edhe si publiçist, analist politik, studiues …, ndihmon për të njohur më gjërë e më mirë autorin e tyre si dhe çështjet që ai analizon dhe zbërthen.

Bie lehtësisht në sy se në këta artikuj studimorë, si dhe në të mëparshmit, Kamusella, e prezanton veten denjësisht nga të gjitha anët apo dimensionet e këndvështrimit të tij. Këta artikuj shquhen për bollëk faktesh, argumentesh, referencash, objeksionesh, konkluzionesh, lehtësisht të besueshëm e bindës dhe tepër të vështirë për t’i kundërshtuar e mos pranuar.

Në këto artikuj Tomasz Kamusella të rrëmben dhe tërheq në një det informacionesh, që në vend që të të trullosin dhe zhysin më thellë, në të kundërtën, të ndihmojnë të dalësh më mendjekthjellët nga thellësia e tyre. Për më tepër, del edhe më i pasur me dituri, histori, gjeografi, të dhëna të hershme apo të freskëta nga gjeostrategjia dhe gjeopolitika rajonale e globale, nga sociologjia, ekonomia, gjuhësia…, nga raportet ndërshtetërore, ndëretnike, ndërkontinentale…

Kështu, këto të mundësojnë të zgjidhesh më lehtësisht e më shpejt disa lëmshe, që të janë dukur prej një kohe të gjatë të koklavitur, gati si të pazgjidhshëm…Gjithashtu, këta artikuj studimorë spikasin edhe për gjeografinë e gjerë, për numrin e madh të vendeve dhe popujve, që autori ka si objekte të analizave dhe studimit të tij. Për këtë gjerësi njohjeje dhe vështrimi Kamusella është favorizuar apo ndihmuar edhe nga fakti se ka marrë arsimin e tij të lartë në universitete në Republikën Çeke, Poloni dhe Afrikën e Jugut dhe ka bërë kërkime pasdoktorale në universitete dhe institute në Austri, Gjermani, Itali, Japoni dhe SHBA…!

Kamusella ёshtё ligjёrues pёr Historinё Moderne nё Universitetin e Shёn Andreas, Skoci, Britani e Madhe. Ёshtё specializuar nё studimet ndёrdisiplinore tё politikёs gjuhёsore dhe nacionalizmit nё Evropёn Qendrore.Botimet e kohёve tё fundit nё anglisht tё Kamusellёs pёrfshijnё monografitё: “Polonia jo polake: viti 1989 dhe vazhdimёsia historike e rifituar” (2017), “Pastrimi etnik gjatё Luftёs sё Ftohtё: Dёbimi i harruar i vitit 1989 i turqve nga Bullgaria komuniste” (2018), “Politika dhe gjuhёt sllave” (2021), “Perandoritё euroaziatike si projeksione pёr Etiopinё: nga shteti kombёtar entogjuhёsor nё perandorinё multietinke” (2021)“Fjalёt nё hapёsirё dhe nё kohё: Njё atlas historik i politikёs gjuhёsore nё Evropёn qendrore tё sotme (2021).

Ai ёshtё gjithashtu bashkautor nё:“Gjuhёt dhe Nacionalizmi nё vend tё perandorive” (2023); “Historia sociale dhe politike e gjuhёve tё Afrikёs jugore” (2018); dhe “Doracaku Palgrave i gjuhёve sllave, identitetet dhe kufijtё” (2016) etj.

ObserverKult