Botohet trilogjia “Hëna prej letre” e Mehmet Krajës

Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, trilogjia e dramave e Mehmet Krajës, me titull “Hëna prej letre”.

Këtë vepër me drama mund ta gjeni në Prishtinë në librarinë “Dukagjini” dhe “Artini”.

Kjo trilogji e dramave ka nisur së shkruari në vitin 1982 dhe ka përfunduar më 2020. Trilogjia përbëhet nga dy drama të pabotuara më parë (“Marsi, Zoti i luftës” dhe “Aroma e hënës”) dhe nga drama e rishkruar (“Hëna prej letre”), në mënyrë që të marrë formë në këtë tërësi të ritematizuar. Dramat e trilogjisë janë tri rrëfime skenike për tri kohë./(epokaere)

LEXO EDHE: Tregim nga Mehmet Kraja: Tradhtari ose hija e qershisë nën dritën e hënës