Bregoviç, flluska e fundit e mashtrimit 600 vjeçar serb

Nga Albri Brahusha

Për të gjithë ata që thonë se Bregoviçi asht artist dhe s’ka lidhje me politikën, le ti hedhin nji sy coverit të albumit Bjello dugme (Butoni i bardhë). Në cover të albumit ma poshtë asht nji pikturë ku evokohet beteja e Kosovës e vitit 1389. Piktura titullohet: Kosovka devojka (Vasha e Kosovës, me autor Uroš Prediç 1919, pikërisht në kulmin e gjenocidit serb në Kosovë mbas Luftës së Parë Botnore).
Në pikturë paraqitet luftëtari serb Pavle Orloviç i plagosun në Betejën e Kosovës (simbas poemës me të njejtin titull) dhe një vashë që i jep ujë me pi, e ky i tregon se i fejumi i saj Milan Toplica dhe vllai i tij i gishtit Millosh Obiliqi ( që në fakt asht shqiptari prej Kopiliqit të Drenicës, Marash Nikollë Kopiliqi) asht vra në luftë.
Nji skenë në pamje të parë tragjike, idilike e patriotike, por në fakt nji mashtrim për ta paraqitë Kosovën si vashën dhe djepin e Serbisë). Por pse përdoret pikërisht kjo pikturë si fytyrë e albumit muzikor të Bregoviç pikërisht me 12 dhjetor 1984 kur s erbët nisin represionin në Kosovë mbas demonstratave së marsit 1981.
Ç’lidhje ka muzika e tij më këtë propagandë 600 vjeçare që Serbët e paraqesin si luftë vetëm të tynen, kur në fakt ajo ishte nji betejë mes koalicionit ballkanik dhe osmanëve ku morën pjesë shqiptaret, rumunët, bullgaret etj, ku për ma tepër të vetmin trofe të asaj beteje e fitoi shqiptari prej Kopiliqit të Drenicës, Marash Nikollë Kopiliqi i cili thuhet se në duel vrau Sulltan Muratin e Parë.
Sigurisht që serbët edhe heroin e kësaj beteje e kanë vjedhë, dhe ndrru emrin në Miloš Obiliq, por fshati Kopiliq i Eperm dhe i Poshtëm janë aty dëshmitarë në Drenicën e trimave të Adem Jasharit.
Bregoviç ashtu si shumë mashtrime të historisë asht nji artist flluskë sapuni i montum prej nji regjimi montimesh serbe që mashtrimi me hy tashma nepermjet ninullave cigane dhe dalldisë së birrës e rakisë.