Brenda shtëpisë së Kadaresë …

shtepia e kadaresë

Në shtëpinë e Kadaresë

Tashmë të gjithë mund të vizitojnë shtëpinë ku lindi, u rrit dhe hodhi në letër krijimet e para shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare. Teknologjia bën të mundur një vizitë të plotë në ambientet e shtëpisë në Gjirokastër.

Muzeu “Shtëpia Kadare” është restauruar duke ju përmbajtur plotësisht projektit fillestar. Ndërtesa ka dy kate, nga qilari që ndodhet në katin përdhes ku mbaheshin zahiret (rezerva ushqimore) të dimrit.
Ky kat shërbeu edhe si vendstrehim gjatë bombardimeve në Luftën e Dytë Botërore.
Në themelet e shtëpisë ndodhet sterna e ujit që grumbullon ujin e shiut nga hulluqet e çatisë dhe është origjinale.
Ndërsa ne katin e parë (nëndivani) janë hajatet që përdoreshin për kafshët dhe veglat e punës.

Në katin e dytë ndodhen ambientet e banueshme të shtëpisë. Dy oda të mëdha ku qëndronin miqtë dhe dy oda të vogla “dimërore” që përdoreshin nga familja.
Brenda shtëpisë së Kadaresë gjenden disa sende origjinale të familjes si mangall, sënduk, një helmetë e Luftës së Vietnamit ku Ismaili ka qenë reporter.
“Shtëpia Kadare” është bërë e njohur për vizitorët falë romanit “Kronikë në gur” ku shkrimtari përshkruan çdo detaj të saj.

Muzeu hapi dyert për vizitorët për herë të parë më 28 janar të vitit 2016. Shtëpia e Kadaresë daton në vitin 1799. U rindërtua pas djegies aksidentale në vitin 1999, sipas përshkrimit që i bën vetë Kadare.

shtepia e kadarese
Projekti i rindërtimit u mundësua me fondet e UNESCO-s dhe qeverisë shqiptare. Banesa ndodhet brenda qendrës historike në lagjen “Palorto”. Ka statusin monument kulture i kategorisë së parë, shërben edhe si qendër kulturore ku zhvillohen aktivitete të shumta.

Lexo edhe:

Drejt ‘rijetësimit’ shtëpia e Ismail Kadaresë në Gjirokastër

Shtëpia muze e Kadaresë është hapur për publikun në 28 janar 2018 me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Kadaresë. Shtëpia e Kadaresë është në mes të lagjes historike Palorto dhe gjendet lehtë. Brenda saj ka ende disa objekte origjinale që i përkasin familjes si psh një sënduk, disa foto etj.

Tekstin e plotë e gjeni KETU