Brezi i sakrificave

(Kushtuar gjyshërve dhe prindërve)

Po vdes i miri brez
brezi që pa shkollë qe
por fëmijët aq mirë i edukoi.
Brezi që edhe pse i mungonte gjithçka
vlerën më të madhe, dinjitetin, na dhuroi.
Ata që aq shumë vuajtën.
Ata që punuan pa pushim,
ata që lumturinë s’e njohën kurrë
ata që përpara çdo vështirësie
s’u përkulën e kaluan me durim.
Ata që jetuan dhe u plakën me dinjitet
ata që e kaluan jetën me mundim,
ata tani po ikin e po na lënë
dhe po vdesin të vetmuar e të frikësuar.
Ata pa shqetësuar kënd shkuan e vanë.
Ikën pa një lamtumirë.

(Anonime)

Në shqip Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

JACK KEROUAC: BREZI IM, BOTA IME