Kam dhimbje At’, a po më dëgjon, diçka po më ngulfat në këto ditë acari,
çdo hapësirë po e vrasin me fjalë e vepra.
Këtu mbi dhe ka fillu me u shu dielli,
i miri u mbulua nga retë.
Kam dhimbje At’, më thuaj ke pasur shtrëngata nëpër kohë, me stuhi e dallgë jete mes hekurave që ju mbanin padrejtësisht e ju nuk heshtnit për një diell më të nxehtë.
Kam dhimbje At’, këtu mbi dhe dita ikën shpejt me zhurmë e ulurima nga të vdekurit e kësaj kohe.
Më thuaj në epokën tënde me pranga e me përbuzje njeriu, si e sheronit dhimbjen e pas çdo stuhie.
Këtu mbi dhe ka fillu me u errësu.
Kam dhimbje At’.
ObserverKult
Lexo edhe: