Kam m’i lënë një ditë mbi tavolinën e kohës të gjitha gjërat që shihen e nuk shihen
kam me lënë një ditë edhe shkamin e vogël të vizatuar me lapsin tim nga dora e fëmijëve
kam me lënë një ditë nën sirtarin e tavolinës një copë letër të grisur nga mysafiri i paftuar
kam m’i lënë një ditë edhe këpucët me taka të cilave nuk iu ndryshua kurrë ritmi
kam m’i lënë një ditë të gjitha ëndrrat të strukura në një kuti prej guri.