Drita Ademi: Mall i vjetër m’paska djegë

Drita Ademi

Nji e zezë m’ka kaplue,
Mall i hanës magjistare,
Si m’harrove, ditë e kobshme,
Trendafil i vyshkun n’vjeshtën tande.

Kujtim i trembun
Ajo puthje,
Qaj e lkundem si fatzezë,
Siluetë ulem n’letër,
Mall i vjetër m’paska djegë.

Nisi e shkruej ca fjalë gjergjefi,
Fjalë që s’më kthejnë te ti kurrë,
N’tjetrën botë kam me le flutur,
As e bardhë por,
Pikla, pikla, n’qafen tande
Aromë me mbledh.

LEXO EDHE: Drita Ademi: Annabel Lee