Kur t’bjer nata zojt e malit kan me fjet …
E n’lamshin e diellit do mshtillen orët e kalueme
Do prushnohen yjt n’duart e hanën
E n’duart e mia ke me cingrue ti, si tel lahute.
Kur t’bjer nata kam me dal n’dritare
Me pa sesi i qepen syt’ zambakut n’oborr
Me ja nij sall nji grim erën e plugut tokës
E gjumi t’më marr tu nigjue rrigën e shiut… t’verës.