Bruna Gjoni Përvathi: Nuk po du me t’lëshue prej andrrës teme…

bruna gjoni t'lazdruem prej dashnie

Mos m’zgjo dhe pak..
Nuk po du me t’lëshue prej andrrës teme t’bardh’…
T’kam marr n’duar si bistak i vreshtuem me ma ameltu gjumin ..
E nên krye e ndij frymën tane t’paqt tu ma pêrkund krahnorit

Mos m’zgjo dhe pak .. dhe pak
S’po du me t’hup n’orët e ditës e syni t’më metet bosh
Me trupin tan t’çlodhun prej natës du me u mat, sy myllun
Deri n’mesdit’…

ObserverKult


Lexo edhe:

BRUNA GJONI PËRVATHI: SE NA JENA MSUE ME U DASHT’