Bukowski: Dashuroni…ndjesia më e bukur në botë është kur përqafon dikë

bukowski - gjithmonë

Thënie nga Charles Bukowski:

Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort mbrapsht”.

Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal asnjë. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.

“Çfarë ka më së shumti rëndësi, është aftësia juaj për të ecur përtej zjarrit.”

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: ATA TË LËNË VETËM…

CHARLES BUKOWSKI: FLAKJA E ORËS ME ZILE

BUKOWSKI: ASKUSH NUK MUND TË TË SHPËTOJË NGA DIÇKA, PËRVEÇ VETES TËNDE…

Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.

Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhja në letër e jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Charles Bukowski:

Një shpirt i lirë është i rrallë, por do ta njohësh kur ta shohësh, sepse do të ndihesh mirë kur t’i qëndrosh pranë apo kur të qëndrosh me të.

Do të vdesim të gjithë, të gjithë ne dhe kjo duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin, por kjo gjë nuk ndodh. Ne jemi të terrorizuar nga banaliteti për të fituar asgjë.

Dua gjithë botën, ose asgjë.

Lerxo me shume KETU

ObserverKult