Dino Buzzati: “Një dashuri”
-Po ti çfarë ishe për të?
-Unë njëmend ia desha të mirën.
-Njëmend të mirën? Ti thjesht ishe i sëmurë, kishe nevojë për të, e ktheve botën përmbys që ta bëje tënden, në mënyrë shtazarake ama e ktheve. Por e konsideroje një fatkeqësi, është e vërtetë apo jo që e konsideroje një fatkeqësi?
-Po, ishte një fatkeqësi
-Dhe këtë e quan dashuri?
/ ObserverKult
Lexo edhe:
TREGIM NGA DINO BUZZATI: NATËN ME HËNË
Nga Dino Buzzati
Përktheu: Zija Çela
Asaj i shpëtoi në gjumë një rënkim i lehtë.
Ndanë kokës së krevatit tjetër, ulur në divan, ai vazhdonte të lexonte në dritën e mbledhur të një llambe të vogël. Ngriti sytë. Ndërkaq, gruaja fërgëlloi, shkundi kokën si për t’u çliruar prej diçkaje, hapi qepallat dhe ia nguli shikimin burrit me një shprehje habie, si ta shihte për herë të parë. Pastaj, iu përvijua një buzëqeshje e lehtë.
– Ç’pate, e dashur?
– Asgjë, nuk di përse, ndiej një farë pezullie, ankthi…
– Je e lodhur nga udhëtimi, kjo është e zakonshme, por ke edhe pak ethe. Mos u bëj merak, e dashur, nesër: të shkuara e të harruara!
Ajo s’foli disa çaste, duke e vështruar gjithnjë me ngulm e me habi. Për ata të dy, që vinin nga qyteti, heshtja e asaj shtëpie të vjetër fshati ishte me të vërtetë e shurdhët. Ai bllok i mbyllur qetësie sikur mbarte një pritje të fshehtë dhe vetë muret, trarët, orenditë, gjithçka aty sikur e kishte mbajtur frymën.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult