Ej bukurosh, ti nuk mund t’i blesh dot artet e trupit tim…

portret gruaje


Poezi nga Carol Ann Duffy: Nudo gruaje

Nudo e një gruaje
Gjashtë orë në këmbë për disa franga.
Barku thithka të pasmet
në ndriçim të dritares,
ndërsa gjoksi im thith ngjyrën.

-Pak në të djathtë, Madame.
Dhe përpiqu të qëndrosh e qetë!
Do të përfaqësohem
në mënyrë analitike,
dhe kjo nudo do të rrijë
varur në muzetë,
e mëdhenj e hijerëndë.
Borgjezët, do ngushëllohen
me një imazh të tillë,
të një lavireje rruge.
E quajnë Art. Ndoshta.
Ai (arti) kujdeset për vëllimin, hapësirën.
Unë për ushqim të radhës.
Dhe po humbisni peshë, zonjë,
kjo gjë nuk është e mirë.

-Vetëm gjoksi im më varet
pak poshtë, sepse
studioja është e akullt.
E mua po më duket
sikur në gjethet
e çajit, mund të shquaj Mbretëreshën e Anglisë,
që vështron tërë ngazëllim format e mia.
Madhështore, mërmërit ajo duke avancuar. Më bën të qesh.

Këtë artistin e quajnë Georges.
Më thonë, se është gjenius.
Ka raste
kur nuk përqëndrohet
e ngurtësohet,
e pastaj bie mbi trupin tim,
në kërkim të zjarrit tim,
të ngrohet.

Më zotëron vetëm në kanavacë,
ndërsa zhyt e rizhyt
penelin në ngjyrë.

-Ej bukurosh, ti nuk mund t’i blesh dot artet e trupit tim,
me çmimin që i shes unë.
Të dy të varfër, fitojmë bukën tonë si mundemi.

Atëhere, përse e bën?

Sepse duhet, më përgjigjet.
Se nuk ka tjetër zgjidhje.
Mos fol, më urdhëron!

Buzëqeshja ime atë e shpërqëndron.
Se këta artistë e marrin
veten shumë seriozisht.
E natën më dëndin
me verë,
e unë e dehur
ia mbath për të kërcyer lokaleve.

Kur ai mbaron nudon,
tërë krenari m’a tregon
duke më ndezur një cigare
në buzë.

I them;” dymbëdhjetë
franga” e rrëmbej shallin,
dhe duke ikur i them:
Dëgjo ti artist, kjo me mua nuk ngjason aspak.

Përktheu: Herman Hera Çuka

ObserverKult

Lexo edhe:

HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…