Cesare Pavese: Drita të heshtura e stolisin natën

Drita të heshtura e stolisin natën
gjerdanë, në rrugë, llambat.

Vetmia e gjatë sfilitëse
e ditës bajate midis shtëpive të larta
më rindez gjithë gjakun
dhe më ngre deri në qiell.
Dritat e bardha, në rrugët marramendëse,
zhdërvillohen larg dhe pa një zë,
pa një qenie të gjallë.
Unë jam vetëm në mes të universit
të gjithë këtyre dritave.
Nga të gjitha anët, pluhurat kaltëroshë më përhapen në rrugë.
Kujtimet bajate
heshtin për një moment.
Dhe qielli është verbuar, zhdukur.

Nesër, nën vetëvrasjen e diellit,
jeta vetmitare do të rifillojë.

Drita të heshtura e stolisin natën.

1 shkurt 1929

Përktheu: Skënder Buçpapaj