Cesare Pavese: Natën që fjete

Edhe nata të ngjan
nata e largët që përlotet
e pagojë, brenda zemrës në thellësi,
dhe yjet çapiten të lodhur.
Një faqe prek një tjetër faqe —
është një dridhje e akullt, dikush
kundërshton dhe të lutet, i vetmuar,
i humbur në ty, në ethen tënde.

Nata vuan dhe shfryn agun,
zemër e varfër që gulçon.
O fytyrë e mbyllur, ankth i errët,
ethe që trishton yjet,
dikush tjetër ashtu si ti pret agun
duke hetuar tënden fytyrë në heshtje.
Je shtrirë nën natë
si një horizont i mbyllur dhe i vdekur
Zemër e varfër që gulçon
Një ditë të largët ishe ag.

Në shqip: Sueton Zhugri