reklamë

Çfarë të detyrohem ty, që më deshe fort?

me puthje

Nga Sara Teasdale

Për çfarë të detyrohem ty,
që më deshe fort dhe gjatë?
Ti nuk m’i dhe kurrë flatrat e shpirtit,
apo t’m’i dhuroje zemrës një këngë.

Por, oh, tek ai tjetri më pëlqente
që nuk më donte fare,
borxh i kam portën e vogël të hapur,
e cila më çoi përmes murit të parajsës.

*Titulli i origjinalit: “Borxh”

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

Sara Teasdale: Të më duash më thellë dhe më gjatë…