Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin atë.
Charlie Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës dhe pas alkoolit, ndërsa nënën e kishte këngëtare.
Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charlie. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charlie dhe vëllain e tij Sidney, katërvjeçar.
Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruan me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeç, ndërsa nëna pësoi një tronditje psikike dhe u shtrua në një spital psikiatrik ku dhe vdiq në vitin 1928.
Ndonëse i bënte të tjertë të qeshin, fëmijëria e vështirë me të cilën u përballë ndikoi te ai dhe kjo mund të vërehet edhe në thëniet e mëposhtme që ObserverKult i përzgjodhi për ju.
Thënie nga Charlie Chaplin:
-Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur.
-Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hairit mjafton dashuria.
-Besoj në forcën e buzëqeshjeve e të lotëve si kundërhelm ndaj terrorit dhe urrejtjes.
-Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin.
-Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
-Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde dhe të luash me të.
-Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shoh duke qarë.
-Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë-as telashet.
-Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.
-Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. E duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.
-Ta ndihmosh një mik në nevojë është e lehtë, por t’ia kushtosh atij kohën tënde nuk është gjithnjë aq e mundshme.
As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor e aktor i përket një të shkuare të largët.
Përgatiti: A. S.- ObserverKult
Lexo edhe: