Charles Baudelaire: Ti, o hidhërimi im, m’jep dorën sa më parë

Mblidh veten, Hidhërimi im, rri fare i qetë.
Ti kërkoje mbrëmjen; nata po bie ngadalë:
Errësira m’lon qytetin me vel të zi e t’shkretë,
Disave qetësi u sjell, tjerëve brengën ua fal.

Ndërsa turma e poshtër e vdektar’ve mkatarë
Nën kamxhikun e K’naqësis’, xhelatit t’pamshirë,
Mbledh faje e mëkate në festën e pamirë,
Ti, o Hidhërimi im, m’jep dorën, sa më parë

T’largohemi ne. Anojnë vitet e vdekura
Nga ballkonet qjellore në petka t’vjetruara;
Pendimi buthtohet nga fund’ i ujrave dhe nget;

Djellin n’agonin’ e tij e zë gjumi nën urë.
Një qefin i gjatë drejt qjellit t’Lindjes po shket,
Dëgjo, i dashuri im, Nata po vjen si nur.

Përktheu: Mensur Arifi

*Titulli i origjinalit: “Soditje e vetëvetes

LEXO EDHE: Charles Baudelaire: Asaj që shkoj…