Charles Bukowski: Vallë, a është e mundur të duash një njeri?

Charles Bukowski
Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994)

Vallë, a është e mundur të duash një njeri?
Sigurisht e veçanërisht nëse nuk e njeh krejt mirë.
Më pëlqen t’i sodis njerëzit tej dritares,
teksa enden në rrugë.
Stirkoff, ti je frikacak.
Sigurisht, zotëri.
E cili është përkufizimi yt për një frikacak?
Dikush që do mendohej dy herë
para se të ndeshej me një luan pa armë në duar.
E cili është përkufizimi yt për një trim?
Ai që nuk e di ç’është një luan.
Çdokush e di ç’është një luan,
çdo njeri nënkupton që mundet.
E cili është përkufizimi yt për një mendjepaktë?
Ai që nuk e kupton se Koha, Skeleti dhe Muskujt
po shpërdorohen krejtësisht.
Atëherë, kush është një i mençur?
Nuk ka njerëz të mençur, zotëri.
Atëherë s’mund të ketë as njerëz mendjepaktë.
Nëse s’ka natë, s’mund të ketë ditë,
nëse s’ka të bardhë,
s’mund të ketë të zezë.
Më fal, zotëri!
Mendova se gjithçka ishte ajo çfarë ishte,
jo varësisht nga diçka tjetër.

Ujdisi shqip Rielna Paja

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

NIZAR QABBANI: PO BIEN GRA DËBORE…