Charlie Chaplin: Nuk ndiejmë sa duhet… na mungon njerëzillëku…

Nga: Charlie Chaplin

“…Secili prej nesh ka vendin e tij në tokë, e natyra është e pasur, ajo mund t’i ushqejë të gjitha qeniet njerëzore. Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, por këto i harrojmë.

Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka bllokuar botën me urrejtje, na ka bërë të biem në gropë të varfërisë e në rrëketë e gjakut. Edhe shpejtësinë që e zhvilluam, e zhvilluam për t’u mbytur ne vetë. Makineritë që i kemi me bollëk, na kanë lënë në batakun e pakënaqësive.
Dija na bëri të ktheheshim në cinikë.

Jemi kthyer në jonjerëzorë, me ndihmën e forcës së inteligjencës: mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë sa duhet. Jemi mekanizuar shumë, e na mungon njerëzillëku. Jemi shkolluar shumë, por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s’është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur…”

ObserverKult

charlie chaplin
Charlie Chaplin

Lexo edhe:

“REVOLTA” E AKTORIT TË NJOHUR: SI U KATANDISËM KËSHTU, SOT BËN FILMA ERMALI, LUIZI DHE NOIZY

Personazhet e njohura të showbizzit shqiptar i kanë hyrë tashmë edhe kinematografisë. Kjo pasi këngëtarët dhe moderatorët kanë nisur projekte të reja për filma.

Ka qenë Ermal Mamaqi që nisi prodhimtarinë e tij me filma, ndërsa më pas kemi parë sesi dy personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 2, Luizi dhe Olta u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU