Cikël poetik nga Eden Beka: Drita që sh’ndrit shtegun e Shpirtit…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Eden Beka:

Pasqyrë

Un’ nuk jam ky emër;
Ky emër m’ësht’ dhan.

Un’ nuk jam ky trup;
Ky trup ësht’ çka merr Deka.

Un’ nuk jam k’to mendime;
K’to mendime nuk m’kan kriju.

Un’ nuk jam i k’saj bote;
Vendlindja jem ësht’ përtej Forme.

Un’ jam veç nji pasqyr;
reflektim i gjith’
çka kam brenda.

***

Shtegu- Shpirtit

Me derdhjen e polenit
 t’Pemës t’Jetës,
Fillon ngjizja e Shpirtit.

E bekume prej Burimit,
nji pikë drite çon zemrën  

drejt ndërgjegj’simit.

Shum’ për me jepë
ka kjo gjallni.
Me jep shum’ ka
për dashni.

Bredh Formën f’mija
gjinin e nanës t’u lyp;
Maje malit t’u hyp,
N’fund t’detit t’u zhdryp.

Ka harru,
Duart e nanës janë kanë
që gjith’ para e kan shty.

Ka me kujtu,
Drita që sh’ndrit shtegun e Shpirtit
n’fillim ka me kthy.

***

Tuta

Materie e longshme si flluskë
Hapin mundohet t’ma ndal;
Bakterie e vrazhdë si brushë
Prej l’kure gjakin ma ban valë.

Tre lëvizje larg mat-it, Mbretnesha
Llanferin n’cepin e fushes gozhdon.
Tre lëvizje pas Hija e Mbretit mbrapa
Llanferit t’rr’zum dridh’mën tregon.

Rriqna n’flokt e vajzës mshefet
Tek pyllit lisa-gjat’ ajo ec’ dehun.
Tuta n’Qenien e Shpirtit krehet
Tek udh’ve t’Formës ajo gjen t’shprehun.

***

Dera Dekës

Dera dekës ka me t’zgju,
Prej k’tij gjumi thell’ t’kaplum,
Si dielli n’mëngjes ke me lind;
At’her’ kupton perëndeshën Afërditë’.

Deri at’her’, dhe m’pas harru,
Dera dekës ka me t’Zgju;
Drit ma e flak’t se Re-s’,
Për Apofis’ s’ka fije shprese.

At’her’ kur Ujku han Korbin nji-sy,
E Hel-a ka Burim-i ësht’ kthy;
Shpirt bardh’ a faqe zi,
Dera dekës ka me t’Zgju.

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA ALI PODRIMJA: NËSE VDES I DASHURUAR…