Çka ka menduar Çehovi kur ka thënë: Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni!

ObserverKult ua sjell disa thënie nga shkrimtarit Anton Çehovi:

Nga idiotët, më mirë të vuaj sesa të marr lëvdata.

Për njerëzit është më e lehtë të dhurojnë zemrën se portofolin.

Kur njerëzit janë të lumtur, s’u prish punë në është verë apo dimër.

Zilia të verbon.

Kur nuk ka më shpresë, jetohet me kujtime. Më mirë kaq se asgjë.

Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni.

Njeriu I marrë e pret të mirën apo të keqen nga të tjerët, ndërsa njeriu me mend e pret nga vetja e tij.

Pusho së ankuari dhe dhimbja do të zhduket.

Nderin nuk ta heq dot kush, por mund ta humbasësh vetë.

Lumturia është një shpërblim që i jepet atij që s’e ka kërkuar.

Ndjesia që provojmë kur jemi të dashuruar ndoshta është gjendja jonë normale. Dashurimi i tregon njeriut se si duhet të jetë gjithmonë.

Çmoje veten më tepër. Mendojnë të tjerët të ta ulin çmimin.

ObserverKult

Kliko edhe:

TREGIM NGA ANTON PAVLOVIÇ ÇEHOVI: HISTORIA E NJË NDËRMARRJEJE TREGTARE

Andrej Andrejeviç Sidrov-i trashëgoi nga e ëma katër mijë rubla e vendosi që me këto para ta hapë një librari. E një shitore e tillë ishte skajshmërisht e domosdoshme. Qyteti vuante nga paarsimimi dhe paragjykimet, e vetmja gjë ishte se pleqtë shkonin në hamamin me avull, nëpunësit luanin letra dhe pinin pa masë vodkë, damat përgojonin, rinia jetonte pa ideal, vajzat gjatë gjithë ditës së lume ëndërronin për martesë dhe hanin qullë helde, burrat i rrihnin gratë e tyre dhe rrugëve bridhnin derrat.
“Ide, sa më shumë ide!” mendonte Andrej Andrejeviçi,. “Ide!”

Tregimin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult