Cohen: Vallëzo, derisa t’i shkojmë në fund dashurisë

leonard cohen

Vallëzo me hijeshinë tënde me këtë violinë që po shkrumbohet
Vallëzo, çaje frikën, derisa të strehohem në ty.

Më ngrit lart si një degë ulliri
Pëllumbeshë që më çon në shtëpi
Vallëzo, derisa t’i shkojmë në fund dashurisë

Oh, lermë të jem dëshmitari i vetëm i bukurisë tënde ,
Tash kur krejt tjerët kanë ikur
Lermë ta ndiej si hedh hapin
Si ata në Babiloni
Tregomë ngadalë vetëm për gjërat që ua di kufijtë
Dhe vallëzo,
derisa t’i shkojmë në fund dashurisë

Vallëzo se kemi dasmë , vallëzo dhe veç vallëzo
Vallëzo me naze, s’ka gjë se bëhet vonë
Të dyve na ka mbuluar dashuria,
Të dy jemi ngjitur mbi
Vallëzo derisa t’i shkojmë në fund dashurisë

Vallëzo për këta çamarrokë që kërkojnë të lindin
Vallëzo mespërmes perdes që me puthje e vjetëruam
Ndërto një çadër strehimi, se krejt fijet ia këputëm
Vallëzo derisa t’i shkojmë në fund dashurisë.

Vallëzo me hijeshinë tënde me këtë violinë që shkrumbohet.
Vallëzo, çaje frikën, derisa të strehohem në ty
Prekmë me dorën e zhveshur tënden
Prekmë me dorashkë
Dhe vallëzo,
derisa t’i shkojmë në fund dashurisë.

Përktheu: Xhemazije Rizvani