Po vinë krushqit rrugës t’malit,
trupi i Rexhës n’grazhd të kalit.
Çohu Rexho, çohu djalo,
çohu sokoli i nanës,
o se s’ka nana tjetër.
Çohu more Rexho dil te sana,
darsëm t’madhe t’ka ba nana,
çohu Rexho çohu djalo,
çohu ma i miri i nanës
se ma dogje zemrën.
Ty more kal’ tu thaftë jela
qysh ma mbyte Rexhën shkelma.
Çohu Rexho, çohu djalo
çohu sokoli i nanës
o se s’ka nana tjetër.
Ju more krushqi hani e pini
nesër Rexhën n’dhe t’ma shtini.
Çohu Rexho, çohu djalo,
çohu sokoli i nanës
se ma dogje zemrën.
ObserverKult
Kliko edhe:
Nexhmije Pagarusha & Liliana Çavolli: Perëndeshë e bukurisë më je…(teksti dhe kënga)
Nexhmije Pagarusha & Ardit Gjebrea: Kur një ditë të kthehesh ti (teksti dhe kënga)