Çun Lajçi: Bija ime

Poezi nga Çun Lajçi

Edhe njëherë po ikim, edhe njëherë,
– E fundit qoftë o zot!
Pluhuri le ti mbuloj gjurmët dhe kujtimet e tymosura.
Të tilla s’na duhen, tjetërsoj si patëm,
– Shiu i vjeshtës i shpërlaftë!

Vetëm ikjet si duket qenkan tonat!
Vetëm ato i bëkan mirë ikjes pa kahje e rrugës pa fund!

Mbas nesh le të mbetën kujtimet e rrugëtimit,
Të plakura le të mbetën vrragët; – n’shpirtin tënd virgjërorë!

Tani të zeza gjurmët, të zeza ikjet,
Vetëm mustaqet e Çunit mbetën të bardha
– Fundja, vetëm ato do t’na tregojnë
Sa e gjatë dhe sa e shkurtër paska qenë;
– Hija e pemës mbi beharin e thatë!

 07.12.2007

ObserverKult


Lexo edhe:

POEZI PREKËSE NGA ÇUN LAJÇI PËR VAJZËN E NDJERË: S’KAM HARRUA ME SHKRUA, POR MUJTË S’KAM…

Poezi nga Çun Lajçi

(02.05.1983)

S’kam harrua me t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!

S’kam harrua me shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t’mia!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


SHKRIM PREKËS NGA ÇUN LAJÇI PËR VAJZËN E NDJERË: MË KISHTE MARRË MALLI ME TË TAKUA… ME T’PËRQAFË…

Nga Çun Lajçi

Sot e shiqova gjatë atë foton e shfaqjes së fundit, n’rolin e sheh Rumiut; – me kaukun e verdhë! Me pallton e verdhë! Me tëspihet e verdhë, t’gjatë deri të gjunjët!

– Atë foton nga shfaqja e fundit si artist, me kornizën e madhe, që m’erdhi dhuratë nga ajo Zana regjizore, kur po përpiqesha me vdekë pak nga Covidi! Kur po përpiqesha me mbetë fotografi, i varun n’mur përgjithmonë, mes kornizave tua!

Gjatë e shiqova foton time sot! Ndrrova edhe pozicion, se rrezet e diellit thyheshin n’xhamin e pluhnosun e ma prishnin imazhin!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult