Çun Lajçi: Jam Kosovë e kam mall

çun lajçi

Sot dua me m’dashtë
ngrykë me m’marrë
se kam mall
me m’përkëdhelë me m’përkundë
varrët me ujë kroni me mi la
me m’këndua kangë
gji me m’dhanë
mu rritë me ecë pa shtaga
si Shqipninë
me m’thirrë edhe mua nanë
Sot dua me m’dashtë
me m’dashunua
jam Kosovë jo rrallë kam mall!

ObserverKult


Lexo edhe:

VISAR ZHITI: SI SHK-OH-ET NË KOSOVË