Nëse je grua zgjohu mos fli
Zgjohu përkundër dhimbjeve
viteve t’thyme, përdhunimeve t’harrueme
përkundër rrudhave t’moshës
se ditët bahen idhnake e skuqet turpi
jo i yti i tjerve
harro çka iku çka do t’vjen mos mendo
t’amla zor se vinë, ma t’idhëta s’mund t’jenë
Fluturo shikimeve se krahë s’ke
kurrë s’pate pos duerve me rritë fëmijë
e kokën tande me krua
me dhanë tamel dashnie, lot pelimi me marrë
me djegë mëninë e burrit, e vetminë tande me vra
Përkundër dhimbjeve zgjohu n’je grua mos fli
se t’ikin cicërimat e nata tepër zgjatet
dita idhnake s’vjen me t’i marrë dhimbjet
as me t’dhanë dashni.
*Titulli i origjinalit: “N’je grua zgjohu mos flijë“
ObserverKult
Lexo edhe: