Po kërkoj strajca
për do koka t’pushueshme,
pa andrra pa nikotinë plot dashni,
pa frikën e vdekjës me mikrob.
Po
do koka pa tym,
po mundohem t’i gjejë,
n’qytetin e njerëzve pa fytyra,
me maska t’bardha t’zeza,
pa buzë pa hundë,
që ikin nga njeni – tjetri si nga vdekja.
Po
do koka po m’duhën,
me lypë mend shkrimeve t’mia,
e plot qenë t’hutuem po gjejë,
shumë t’mërzitun,
për njerëzit me maska.
E
zor
shumë zor,
me gjetë koka pa kokëdhimbje,
n’qytetin pa gjumë,
me gjetë strajca për koka t’mëdhaja,
t’randa që avullojnë mendime,
e mendim e bajnë atdheun.
E
zor
shumë zor
me gjetë kostarë pa kosa,
e strajca pa bira
për kokën e shkrimeve t’mia…