Daniela Xhani: Prag

Ishim një asgjë, e mban mend,
njihnim shumçka përveç vetes
dhe veç, bota ish’ e pabanueshme,
pa kujtesë, e mban mend, gjersa
njëri prej nesh ndjeu dhimbjen e tjetrit,
me tehun hollak të zemrës –
e mban mend, dymbëdhjetë vetmi mesnata
dhe krehëri i rënë në dysheme –
e ndau përgjysmë.
Shkojmë?
Po, shkojmë!
Vetja është pragu që duhet kapërcyer.

ObserverKult