Dashamir Dini: Ajo është Eva, Hazreti Fatimja, Shën Mëria…

dashamir dini

Poezi nga Dashamir Dini

Një Shën Grua ecën
duke shpërndarë hiret e saj,
ndërsa gishtrinjtë e shiut
ia skalisin
format e trupit, mbi fustan.

Një Shën Grua ecën
me flokët sapokrehur nga era
duke shpërndarë bukurinë e saj,
nën vështrimin vezullues të dritareve.

Një Shën Grua ecën
duke shpërndarë jetë.

Ajo është Shën Eva,
Hazreti Fatimja,
Shën Mëria…

…Thonë se një burrë
e krijoi nga brinja,
por,
në të vërtetë,
Ajo lindi
nga zemra e dashuruar e një burri.

Një Shën Grua ecën
duke shpërndarë dashuri…

ObserverKult

Lexo edhe:

BURRI XHELOZ IA NXINË JETËN VETES DHE TË DASHURVE TË VET!

Nga Lis Bukuroca

Burri i sigurt në vetvete, nuk shndërron gruan në pronë, sepse pronë e tij është vetëm dashuria, që ai ndien në shpirt, por kurrë jo gruaja! Ky është njeriu me sedër!

Burri xheloz është në gazep me vetveten, sepse ai përjeton tmerrësisht më fuqishëm frikën, vogëlsinë e tij sesa dashurinë.

Nga mungesa e vetëbesimit, ai ndihet i detyruar të dominojë, të mbikëqyrë dhe të robërojë. Ky është njeriu pa sedër!

Problemi nuk gjendet te gruaja, por te burri, që vuan nga xhelozia për shkak të mungesës së sedrës!

Ky han vetveten, ia nxinë jetën vetes dhe të dashurve të vet!
Meqenëse ai nuk është i lirë në shpirt, gruaja e tij nuk do të jetë e lirë as në shpirt, as në lëvizje! Ajo nuk jeton! Ajo përpiqet të mbijetojë vetëm!
Dashuria nuk mëton, ajo dhuron vetëm!

Kush nuk jep me kënaqësi dhe pa pritshmëri, nuk dashuron! Pritshmëria është tregti, jo dashuri. Dashuri nuk është të ecësh gjithmonë në rrugën e njëjtë, por të arrish në cakun e njëjtë!

Dashuri nuk është të të qenit gjithmonë së bashku, dashuri është edhe mundësia dhe liria për të ndjerë mungesën e njëri-tjetrit.

Humbja e një dashurie nuk është fundi i botës, ajo është mundësi dhe liri për të gjetur dhe përjetuar dashurinë e re!

ObserverKult