Dashamir Dini: Zemër, eja!

dashamir dini

Poezi nga Dashamir Dini


Zemër, eja!

Nuk më duhet
një histori
sentimentale
ndarjeje
e mbytur në ngjyra lotësh.

Ani pse jam në moshën e hidhur
të gjëegjëzës cinike:
“Sot je,
nesër nuk je!”

Nuk ka rëndësi
në do jetoj
15 minuta
apo 15 vjet,
çdo çast
dua ta shijoj me ty,
si të jetë i fundit.

Kam nevojë
që ditët e mia
të kenë shijen
e buzëve tua…

Eja, zemër!

Pritja ime
digjet
në ngjyrat e ndezura flakë
të trëndafilave…

ObserverKult

Lexo edhe:

NUK DUA TË JEM THJESHT KUJTIM…

Vaftë në djall konformizmi: nuk dua të jem thjesht kujtim.
Dua të jem një dashuri e pamundur,
të bëhem dhembja jote e pakëmbyer,
të jem muza jote më ligë,
të shndërrohem në emrin që ti skalit në çdo shtrat ku prehesh,
në secilin krevat që nuk është i imi syresh,
të jem ajo që ti mallkon gjatë netëve pa gjumë,
ajo që ti ke për të dashuruar me ndjenjën e tërbuar,
që ngjall veç urrejtja e ndërsyer.

Nuk dua të më thuash që ti vdes për mua,
dua të të gjallëroj me dashurinë time,
sidomos kur të përlotesh,
atëherë kur më tepër ti ripërtërihesh.

Nuk dua që bota jote të përmbyset,
sa herë unë të largohem,
dua që atëherë kur të ta kem kthyer shpinën,
kjo gjë të ketë veç domethënien e lirisë për instinktet e tua më parësorë.

Poezinë e plotë mund ta gjeni KËTU