Dashnia është premtim në t’mirë e në t’keq…

Çka është dashnia sipas Ann Landers:

“Dashnia është miqësi që merr flakë. Është raporti kur me tjetrin kuptohesh pa folur asnjë fjalë.
Mbi të gjitha, dhe më e rëndësishmja, dashnia e vërtetë është kur me njeriun e zemrës kuptohesh pa asnjë fjalë.
Dhe po ashtu edhe besimi i dyanshëm- ai patjetër duhet të ekzistoj se s’bënë ndryshe.
Dashnia është kur ndani gjithçka bashkë. Kur falni…Dashnia është premtimi në t’mirë e në t’keq”.

ObserverKult

Kliko edhe:

DASHNIA JEME PËR TY ASHT E PËRJETSHME…

dashnia

nga Sue Johnston

Bashkëshorti jem i dashtun dhe unë ishim së bashku prej 46 vitesh. Çdo ditë të Shën Valentinit ishte ai vetë që më sillte lulet ma të bukura me një pusullë me pesë fjalë: “Dashnia jeme për ty, rritet”.
Katër fëmijë, katërdhetegjashtë buqeta dhe një jetë mbushë me dashuni, kjo ishte pasunia që më la kur ai vdiq para dy vitesh.

Të parin Shën Valentin e vetme mbas dhjetë muej që e kisha humbë, u shokova kur mora një buqetë të mrekullueshme adresue për mue nga John.
Fort e nervozueme me zemër të thyeme telefonova luleshitësin tuj i thanë që duhet t’i kishte prue gabim.

Luleshitësi më ktheu përgjigje: “Jo zonjë, nuk i kam prue gabim. Burri juej para se me vdekë ka pague për shumë vite dhe na ka kërkue me i garantu se këto buqeta do t’i sillnim dhuratë, çdo ditë të Shën Valentinit”.
Me zemër në fyt mbylla telefonin dhe lexova pusullën.
Thoshte: “Dashnia jeme për ty asht e përjetshme”.


Përshtati në shqip Arjola Zadrima

Lexo edhe:

LETËR DASHURIE E REMARKUT: SHPIRTI IM, QIELLI IM, THUAJ SE MË DO…

Mendoni se letra e vetme e bukur e dashurisë është ajo e Tatjanës drejtuar Onjeginit? Duhet të lexoni edhe letrën e shkrimtarit Erich Maria Remarque (Erik Maria Remark) drejtuar të dashurës së tij, Marlene Dietrich, dhe me siguri do ta rimendoni edhe një herë se cila është më e bukura. Ndjenjat e pastra dhe fjalët e bukura të Remark të emocionojnë, të depërtojnë në shpirt dhe të rrënqethin. Për më tepër, ju ftojmë ta lexoni letrën e tij :

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult