Dashnor Diko: Sa shpejt kaloi ajo natë… (teksti dhe kënga)

Sa shpejt kaloi ajo natë… interpreton Dashnor Diko

Eh kjo melodi, më çon mua shumë larg
kujtoj me nostalgji atë njohje në plazh
t’i mikeshë e huaj s’flisje dot asnjë fjalë
por tani më thuaj a më kujton dhe ti vallë.

Ish kjo rege që na njohu të dy
e kuptonim njëri-tjetrin pa fjalë
t’i buzëqeshje
dhe më ftove me sy, me sy

Sa shpejt kaloi ajo natë
t’i kërceje dhe këndojë këtë rege
edhe unë të shoqëroja nga pas
ty zeshkane me trupin e bukur
pranë të kisha çdo natë.
Degët e palmave ne na mbulonin
e harruam në nxehtësinë e saj
zogjtë e natës bashkë me ne këndonin
yjet kishim dëshmitarë.

ObserverKult

Dashnor Diko

————————————————————————–

LEXO EDHE: LEONARD COHEN: NJËMIJË PUTHJE THELLË, A THOUSAND KISSES DEEP (TEKSTI DHE KËNGA)

Për Sendin 1945-1998)

Ti erdhe tek unë këtë mëngjes
Më mbajte në duar porsi mish
Duhet të jesh burrë ta kuptosh
Sa mirë ndjehesh sa ëmbëlsisht
Pasqyra të njëjtin fis binjakëzon
Do të të njihja kur gjumë ndjell
Dhe kush veç teje të më fusë guxon
Njëmijë puthje thellë

Të dashurova kur u çele
Si zambakun kur e ngroh
Jam veçse një tjetër njeri bore
Që rri në shi dhe llohë
Që të dashuroi aq ftohtësisht
Me fizikun si rrobë çergasheje
Me gjithëçka është dhe gjithëçka ish
Njëmijë puthje thellë

E di që të duhej të më gënjeje
E di që të duhej ta bëje rrejshëm
Të pozoje e ndezur dhe ndër qiej
Mbas vellove të mashtrimit të tejdukshëm
Pornoja jonë aristokrate e pëkorë
E lirë dhe e kthjellët
Jam plak por në të ende kam dorë
Një mijë puthje thellë

Dhe ende verën e shtie
Ende vallëzoj faqe më faqe
Banda “Motit të shkuar” i bie
Zemra nuk di tërheqje
Renda me Dizin dhe Danten
Pa patur kurrë të tyrin dell
Por një herë a dy ata të luaj më lenë
Njëmijë puthje thellë

TESKTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI DUKE KLIKUAR KËTU