Trishtimi i një gruaje, tregim nga Dashnor Kokonozi

ai...

“Trishtimi i një gruaje”, tregim nga Dashnor Kokonozi

Hapi derën e zyrës dhe pa përshëndetur shkoi të varë pardesynë në kremastar.  E bëri me një gjest të lodhur, që të kujtonte më fort, fundin e ditës së punës.  Pastaj kaloi duart mbi të dhe kundroi një copë herë të gjatë. Nuk e kuptova përse. Po shihte veten si dukej nga pas?

Tre herë në ditë i pëshpërisnim në vesh se dukej mjaft më e re. E kishte të nevojshme dhe nuk ia kursenim.

– Çka ngjarë? –  i thashë.

Nuk u përgjigj menjëherë.

– E dija se do të ndodhte një ditë, – foli pastaj duke u drejtuar te tavolina e saj. – Po nuk e prisja. Sot nuk e prisja.

– Për të mirë, sigurisht. Në mos, na e ruaj për më vonë. 

– Nuk di ç’të them. Vetëm se se e ndjej se kurdo të që ndodhte, prapë do të më befasonte!

– E mora vesh se je befasuar me befasimin tënd. Tani na thuaj, çfarë ka ndodhur?

– Një vajzë u ngrit dhe më liroi vendin në autobus.

– U revoltove me të?

– Jo me veten.

Dhe u lëshua në ndenjësen e saj. Pata përshtypjen se atë çast, për herë të parë në jetë kishte ndjerë peshën e viteve që iknin!

– Mirmjes! – tha së fundi.

ObserverKult

Dashnor Kokonozi

khalil gibran

Lexo edhe:

FACEBOOK – VEND I EKZEKUTIMIT PUBLIK TË LETËRSISË

Fatmirësisht, duke iu kthyer pas në kohë statuseve ne facebook gjen arsye të shëndosha për t’u qetësuar.

Nga Dashnor Kokonozi

Dikush, duke i dhënë përshtypjet e tij të para një autori për librin e ri i thoshte: Po të mos shihja emrin tënd në kopertinë do të mendoja se ishin sonetet e Shekspirit.
Një tjetër midis lotëve njoftonte: Kam qarë gjithë mbasditen pasi lexova tregimin tënd.
Pasioni për librat e miqve jo rrallë krijon ankthe të parashikuara edhe te vetë autorët.
Problematikë janë njoftimet e natyrës: lexova me një frymë romanin tënd. Treqind faqe me një frymë është e tmerrshme.
Instinktivisht ke dëshirë të rekomandosh praninë e një pompe oksigjeni, me veglat përkatëse, gjatë leximit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult